Bie sërish numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë, 11 raste të reja dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit

Kosovë&Rajon

Bie sërish numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë, 11 raste

KOSOVË- Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar me koronavirus 11 persona dhe është raportuar 1 viktimë.

Në raport me ditën e djeshme numri i rasteve të reja ka pësuar një ulje sërish, ndërsa numri i viktimave është po i njëjtë.

258 persona kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 gjatë 24 orët e fundit.

Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Drenas 3 raste, Prishtinë 3 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Skenderaj dhe Viti.

Rasti i vdekjes është nga komuna: Prizren 1 rast (67 vjeç).

Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 107.269, ndërkohë që ai i viktimave është 2.241 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur më 28 mars, kur në vend mbërritën dozat e para të vaksinës anti-COVID.

Situata epidemiologjike në Kosovë paraqitet mjaft e stabilizuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion