BE rekomandon rikthimin e rregullave të karantinës për udhëtarët e pavaksinuar nga SHBA-së

Bota

BE rekomandon rikthimin e rregullave të karantinës për

Zyrtarët e Bashkimit Evropian thonë se blloku pritet t’u rekomandojë vendeve anëtare të rivendosin kufizimet e COVID-19 për udhëtarët nga Shtetet e Bashkuara, ku rastet e reja dhe shtrimet në spital janë rritur ndjeshëm javët e fundit.

Zyrtarët, të cilët folën me gazetarë në kushte anonimiteti pasi politika e BE-së për kufizimet është ende duke u rishikuar, thonë se Shtetet e Bashkuara mund të hiqen që këtë javë nga një “listë vendeve të sigurta”, banorët e të cilëve mund të udhëtojnë në 27- vendet anëtare të bllokut pa kufizime shtesë, të tilla si karantina dhe kërkesat e testimit.

Rekomandimi pritet të bëhet nga Këshilli Evropian, i cili rishikon listën e udhëtimeve të BE-së çdo dy javë. Kufizimet e sugjeruara megjithatë, nuk do të jenë detyruese për vendet anëtare, pasi nuk ka një politikë të bashkuar për udhëtimet dhe vendet anëtare janë të lira të vendosin rregulloret e tyre.

BE-ja hoqi shumicën e kufizimeve të udhëtimit për turistët amerikanë në qershor, edhe pse Shtetet e Bashkuara kanë mbetur të mbyllura për udhëtarët evropianë.

Pragu për të qenë në “listën e sigurt” të BE -së është një shkallë infeksioni jo më e lartë se 75 raste të reja për 100,000 banorë gjatë 14 ditëve të fundit. Shifrat e fundit nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tregojnë një normë prej më shumë se 300 rastesh të reja për 100,000 banorë.

Javën e kaluar, rastet e reja ditore ishin mesatarisht më shumë se 150,000, një shifër që i ngjason muajit të pikut në janar dhe shkurt të këtij viti. Shtrimet në spital të lidhura me COVID-19 gjithashtu janë rritur në rreth 100,000, një numër që nuk është parë që nga fillimi i shkurtit.\VOA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion