BE hetim ndaj Google, hetim ‘antitrust’, dyshohet se po abuzon me të dhënat e përdoruesve

Bota

BE hetim ndaj Google, hetim ‘antitrust’, dyshohet se po abuzon me

Bashkimi Evropian ka hapur një hetim ‘antitrust’ ndaj Google, pjesë e gjigantit amerikan Alphabet, për përdorimin e përmbajtjes online të botuesve dhe videove në YouTube për trajnimin e modeleve të tij të inteligjencës artificiale.

Komisioni Evropian shprehu shqetësimin se Google mund të jetë duke përdorur përmbajtjen e botuesve për përmbledhjet e gjeneruara nga AI, të njohura si AI Overviews, pa ofruar kompensim të drejtë dhe pa u dhënë atyre mundësinë për të refuzuar. Të njëjtat shqetësime vlejnë edhe për përdorimin e videove të publikuara nga përdoruesit në platformën YouTube.

Ky është hetimi i dytë ndaj Google brenda më pak se një muaji dhe pasqyron rritjen e shqetësimeve në BE mbi dominimin e kompanive të mëdha teknologjike në teknologjitë e reja, çka mund të përjashtojë konkurrentët nga tregu. Rasti mund të përshkallëzojë gjithashtu tensionet me Shtetet e Bashkuara, pasi ligjet evropiane të miratuara vitet e fundit janë kthyer në një pikë të ndjeshme në marrëdhëniet me Uashingtonin.

“Google mund të jetë duke abuzuar me pozitën e tij dominuese si motor kërkimi, duke vendosur kushte të padrejta tregtare për botuesit, përmes përdorimit të përmbajtjes së tyre për të ofruar shërbimet e veta të bazuara në inteligjencën artificiale,” deklaroi komisionerja evropiane për konkurrencën, Teresa Ribera.

Ajo theksoi se “një ekosistem i shëndetshëm informimi varet nga burimet që kanë botuesit për të prodhuar përmbajtje cilësore” dhe se BE “nuk do të lejojë që ‘portierët’ e tregut të diktojnë këto zgjedhje”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion