“Bastard, ju duhet të vdisni”, kërcënohet presidenti italian Sergio Mattarella, në hetim 11 persona

Bota

“Bastard, ju duhet të vdisni”, kërcënohet presidenti

Presidenti i Italisë Sergio Mattarella, ka marrë sërish mesazhe kërcënuse dhe ofenduese përmes rrjeteve sociale.

Lidhur me këtë ngjarje janë vënë nën hetim 11 persona, të cilët  vijnë nga qytete dhe profile të ndryshme, duke filluar nga profesor universiteti në Romë, punonjës administrative, gazetarë dhe pensionistë.

Mediet në Itali shkruajnë se zyra e Prokurorit në Romë hetoi 11 personat të akuzuar për shkelje të nderit dhe prestigjit të figurës së Presidentit dhe nxitje të një krimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Largohuni”, “Bastard”, “Ju duhet të vdisni”. “Populli herët apo vonë do të rebelohet”, “ Kjo është ajo që ju meritoni”, këto janë disa nga mesazhet kërcënuese drejtuar presidentit Mattarella.

Ata përdorën llogaritë e tyre në rrjetet sociale për të fyer kreun e shtetit me mesazhe kërcënuese, të cilat ishin më të shpeshta gjatë pandemisë për shkak të masave kundër Covid-19.

ME TE LEXUARAT