Barack Obama habit me deklaratën e tij: Kur isha president i SHBA-ve më ngacmonin gratë
Presidenti i parë afrikano-amerikan në historinë e SHBA-së, Barack Obama zbuloi se kur mori frenat e qeverisë amerikane, atij i afroheshin vazhdimisht femrat.
Ish-presidenti demokrat dhe bashkëshorti i Michelle Obama ka thënë qartë se gratë po bënin nënkuptime seksuale kur ai mori detyrën në SHBA.
Në podkastin “The Pivot”, Obama, tani 63 vjeç, foli në lidhje me sjelljen “disi të papërshtatshme” të disa grave, ndërsa shpjegoi se në asnjë moment nuk i ka marrë parasysh këto sjellje.
“Kur njerëzit e dinin vërtet se kush isha, i kisha mbushur 43 vjeç. Isha i martuar, kisha dy fëmijë, shkoja në supermarket, laja makinën. Unë kam qenë një person normal në këtë kuptim. Kur mora vëmendjen nuk u dorëzova. Ka raste kur gratë kanë vepruar në mënyra disi të papërshtatshme. Ka fotografi në internet të grave që më kapin nga pas dhe në kohën kur unë isha president”, tha ai.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ish-presidenti shtoi se gratë që e kishin befasuar në mënyrë të pakëndshme ishin më të vjetra, ndaj shërbimet sekrete nuk kishin marrë masa.