Babai në Turqi var të birin 3 vjeçar në derën e makinës: Doja ta ndëshkoja
Lajmifundit
/
5 July 2021, 08:51
Bota

Një video në Turqi ku një baba var djalin e tij 3-vjeçar në derën e makinës është bërë virale.
Mediat e huaja shkruajnë se ai u filmua teksa bënte këtë akt, dhe më pas video u shpërnda me shpejtësi në rrjet.
Policia turke arriti ta gjente atë nga targa e makinës dhe e vuri në pranga.
Gjatë deklarimeve, babai u tha autoriteteve se në këtë mënyrë pretendonte ta ndëshkonte të birin për shkak të sjelljes që kishte bërë gjatë ditës.


