Avioni përplaset me kamionët gjatë zbritjes në pistë, tre të plagosur

Bota

Avioni përplaset me kamionët gjatë zbritjes në pistë,

Të paktën tre persona janë lënduar pasi një avion i vogël u rrëzua në një pistë në Kaliforni të dielën.

Departamenti i Zjarrfikësve të Qarkut të Los Anxhelosit  tha se avioni u rrëzua rreth orës 11:10 të mëngjesit në In-N-Out Burger Pomona Dragstrip.

Përplasja ndodhi gjatë finaleve të Shoqatës Kombëtare Hot Rod (NHRA) dhe gara u pezullua.

Avioni, një motor me një krah fiks me gjashtë vende, po përpiqej të ulej në aeroportin Brackett Field në La Verne, por u përplas në pistë dhe shkatërroi edhe dy kamionë të mëdhenj, raportoi Daily Bulletin.

“Aeroplani goditi disa automjete në tokë, por asnjë kalimtar nuk u godit apo u plagos”, tha Departamenti i Policisë Pomona.

Piloti dhe tre pasagjerët e aeroplanit pësuan të gjithë lëndime, por janë jashtë rrezikut për jetën. Është e paqartë se çfarë e shkaktoi përplasjen, ndërs autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion