“Ishte e tepruar”, Mevlan Shaba flet për videon e ish-të dashurës

Showbiz

“Ishte e tepruar”, Mevlan Shaba flet për videon e ish-të

Mevlan Shaba ka folur për herë të parë pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 3.

Ai ka treguar për arsyet se përse mendon që u largua nga ky format si dhe për shumë gjëra të tjera që përfshijnë jetën personale.

Ish-konkurrenti ka folur për videon e ish-partneres Livias dhe se a mendon se kjo gjë e penalizoi.

“Ka qenë një gjë e tepruar, një ego për famë, ia arriti qëllimit”, u shpreh ai.

E këtë e ka diskutuar edhe me partneren e tij aktuale, ku thotë se çdo gjë është në rregull.

I pyetur nëse ka ndonjë mesazh për Livian, ish-banori theksoi: “S’kam për t’i thënë asnjë gjë. Kam familjen time, jetën time”.

I njëjti tha se tani është i fokusuar në familje, meqë edhe po pret të bëhet baba.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion