Avioni devijoi fluturimin pas konfliktit mes pasagjerëve në bord, "Ryanair" për "Lajmifundit": Ja cfarë ndodhi!

Bota

Avioni devijoi fluturimin pas konfliktit mes pasagjerëve në bord,

Kompania Ryanair reagoi permes nje deklarate adresuar Lajmifundit.al lidhur me ngjarjen e ndodhur me 3 korrik 2024, kur avioni u ul në Marrakesh, Marok, ku policia më pas arrestoi nëntë pasagjerë të përfshirë në konflikt gjate fluturimit.

Zyra e komunikimit e kompanise ajrore shkruan:

Sapo vumë re artikullin dhe deshëm ta ndajmë në të gjithë deklaratën tonë:

“Ky fluturim nga Agadir në Londër Stansted (3 korrik) u devijua për në Marrakesh pasi një grup i vogël pasagjerësh u konfliktuan dhe një pasagjer tjetër u sëmur në bord.

Ekuipazhi bëri thirrje për ndihmë mjekësore dhe policore, të cilat arriten ne avion pas mbërritjes në Marrakesh.

Grupi i vogël i pasagjerëve qe u konfliktuan u largua nga avioni nga forcat e rendit te aeroportit.

Pasagjerit që u sëmur, iu dha oksigjen në bord përpara se të trajtohej nga mjekët e aeroportit, të cilët përcaktuan se ai nuk ishte ne gjendje për të fluturuar.

Ky pasagjer nuk pranoi të zbriste dhe u bë agresiv ndaj ekuipazhit dhe u largua nga avioni nga policia e aeroportit.

Meqenëse u deshën pothuajse 2 orë në total për të trajtuar dhe shkarkuar këta pasagjerë përçarës, gjatë së cilës kohë pjesa tjetër e pasagjerëve mbetën në bord, ekuipazhi arriti limitin e orëve te lejuara të fluturimit dhe kjo bëri që fluturimi të vonohej gjatë natës.

Pasagjerëve të prekur iu ofrua akomodim gjatë natës dhe transport për në/nga aeroporti. Ky fluturim u nis për në Londër të nesërmen (4 korrik).

I kërkojmë sinqerisht falje pasagjerëve për këtë devijim dhe vonesë të mëvonshme të shkaktuar nga një grup i vogël pasagjerësh përçarës, i cili ishte jashtë kontrollit të Ryanair.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion