Australianët nuk respektojnë masat anti- Covid, qeveria nxjerr në terren ushtrinë

Në Australi, qytetarët nuk po i respektojnë masat anti- Covid-19. Për këtë arsye, qindra ushtarë janë dërguar në Sydney, që të ndikojnë në zbatimin e kufizimeve. Ndërkohë, masat e rrepta janë ndërmarrë pasi është përhapur me shpejtësi varianti “Delta”, duke shkaktuar 9 mijë raste të infektuara dhe 9 të vdekur.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se mbyllja atje është lënë në fuqi deri të paktën në 28 gusht. Kjo nënkupton se njerëzit nuk mund të dalin nga shtëpitë përveç rasteve urgjente apo ndonjë aktiviteti të domosdoshëm si blerje ushqimesh e përkujdesje për të moshuarit. Por pavarësisht izolimit pesë javor, numri i të infektuarve në qytetin më të madh të Australisë po vazhdon të rritet.
Vetëm brenda një dite, atje u regjistruan 170 raste të reja. Patrullimi i ushtrisë nëpër rrugë do të fillojë të aplikohet nga dita e hënë, ndërsa trupave ushtarake do t’i bashkohen edhe efektivë policie të cilët do të ndalojnë lëvizjen e automjeteve në një distancë që shkon më shumë se 10 kilometra larg shtëpisë./TCH


