Mini- Shengeni Ballkanik, këngëtarja mesazh Ramës: “Të bësh krushqi me atë që të ka përdhunuar motrën”

Këngëtarja Besa Kokëdhima nuk e ka pritur aspak mirë nismën mini- shengen, që Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia kanë marrë. Përmes një story në Instagram, Besa ka një mesazh për kryeministrin Edi Rama.

“Trarë me Kosovë e Mini-schengen me Serbinë, ose thënë të ndryshe, të bësh krushqi me atë që të ka përdhunuar motrën”, ka shkruar ajo në InstaStory.
Ajo më pas publikoi edhe një fotografi të një djali me flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë në shpinë, duke shkruar se “jemi një”. “Nuk e di për ju, por unë do bojkotoj çdo produkt jo-shqiptar e jo-shqiptar të Kosovës, të Dardanisë. Do shkoj në Dardani sikur 1000 trarë të vënë. Do shkoj në Shkup e jo në Skopje, në Tetovë, Gorstivar, në Mal të Zi e jo në Montenegro. Të na falin shqiptarët e Kosovës për këtë lëndim. Jemi një”, ka shkruar këngëtarja.

Kujtojmë se dje, Rama takoi krerët e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, për vijimin e nismës mini shengeni Ballkanik.


