Tri gjoba brenda 10 ditëve/ Shoferi sfidon policinë, xhiron gomat dhe përplas efektivët

Aktualitet

Tri gjoba brenda 10 ditëve/ Shoferi sfidon policinë, xhiron gomat dhe

Një shofer 33-vjeçar është kthyer në shqetësim për policinë. Pavarësisht se kishte marrë tri gjoba brenda dhjetë ditëve për manovra të rrezikshme në rrugë dhe gara shpejtësie në qendrat e banuara, ai nuk “ka zënë mend”.

Në orët e para të mëngjesit, ai xhironte gomat e “Benz-it” në rrugë, duke shqetësuar qytetarët. Këta të fundit kanë lajmëruar policinë, të cilët shkuan në adresën e dhënë me qëllimin për të ndaluar dhe ndëshkuar shoferin. Por ai nuk ndaloi kur iu kërkua diçka e tillë dhe shtoi shpejtësinë. Për këtë arsye, Patrulla e Përgjithshme kërkoi ndihmën e forcave “Shqiponja”.

Pavarësisht shtimit të forcave, shoferi sërish nuk u tremb dhe në Bulevardin “Gjergj Fishta”, sërish nuk u bind për të ndaluar. Duke u larguar me shpejtësi, ai aksidentoi mjetin e policisë dhe efektivin e “Shqiponjave” dhe më pas u largua.

Gjatë rrugës ai përplasi edhe një makinë tjetër policie dhe në këtë moment u bë i mundur arrestimi i tij. 33-vjeçarit iu pezullua leja e drejtimit, iu hoqën të gjitha pikët e lejes së drejtimit, u ndëshkua me vlerë maksimale 100.000 lekë të rinj dhe ndalim administrativ të mjetit për 1 muaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion