"Armiqësitë kanë përfunduar", Trump në Kongres: Por Irani mbetet një kërcënim

Bota

"Armiqësitë kanë përfunduar", Trump në

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar Kongresin se “armiqësitë” me Iranin kanë përfunduar, megjithëse ka theksuar se Teherani vazhdon të mbetet një kërcënim serioz për sigurinë ndërkombëtare.

Në një letër drejtuar kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, Trump deklaron se nuk ka pasur shkëmbime zjarri mes forcave amerikane dhe iraniane që prej fillimit të prillit, duke e cilësuar situatën si një ndalim të përkohshëm të konfliktit.

Ai shton se do të vijojë të udhëheqë forcat e armatosura në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese dhe rolin si komandant i përgjithshëm i ushtrisë amerikane.

Shtëpia e Bardhë vlerëson se armëpushimi aktual pezullon afatin ligjor 60-ditor, duke shmangur për momentin nevojën për miratim të drejtpërdrejtë nga Kongresi për vazhdimin e veprimeve ushtarake.

ME TE LEXUARAT