“Çarli më kafshoi gishtin”, videoja virale shitet për shifrën marramendëse
Lajmifundit
/
26 Maj 2021, 17:46
Bota

“Charlie bit my finger” është një nga videot më të klikuara në “Youtube”. Por tashmë, këtë video nuk do ta shihni më në këtë platform sepse ajo u shit për shifrën marramendëse 760.999 dollarë.
“BBC” raporton se videoja55 sekonda e gjatë u hodh në ankand para tetë vitesh nga familja Davies-Carr. Vlera e saj u rrit veçanërisht në orët e fundit dhe ai që e bleu, “NFT”, tani do të ketë mundësinë të rikrijojë videon, duke i dhënë një interpretim edhe më gazmor.
Videoja, ku Charlie i kafshon gishtin vëllait të tij Harry, është parë më shumë se 880 milionë herë, që nga viti 2007 kur u publikua në “Youtube”.


