Vuçiç: Greqia na siguron se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës
Lajmifundit
/
26 Maj 2021, 17:41
Kosovë&Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur në TV Pink për skenarët e mundshme se si mund të rrjedhë dialogu me Kosovën.
Aludohet se Franca mund të marrë drejtimin e dialogut Kosovë-Serbi, por Vuçiç thotë se për këtë do të flasë në ditët e ardhshme dhe se më e rëndësishmja është mbrojtja e interesave kombëtare serbe.
Nga ana tjetër pretendohet se Franca mund të ofrojë një marrëveshje për dialogun, por Vuçiç thotë se ka marrë garanci nga Greqia që nuk do e njohë pavarësinë e Kosovën.


