Aligatori ha dronin që i shkon sipër kokës, ja çfarë ndodhi me trupin e tij (Video)

Një Aligator ka ngrënë një dron që kapi në ajër dhe e gjithë kjo skenë është kapur me video. Në Tik Tok, një blogere udhëtimesh ka publikuar videon, ndërsa shihet skena që nuk ishte parë ndonjëherë më parë.
Ngjarja ka ndodhur në SHBA, Florida dhe skenën e panë disa njerëz. Aligatori po shikonte dronin që ishte afër kokës së tij dhe pa kaluar shumë sekonda, ai e ha. Por ajo që ndodhi pas kësaj, habiti blogeren por edhe shikuesit në Tik Tok. Aligatori shihet teksa përtyp dronin ndërkohë që një tym i madh dilte nga goja e tij.
@devhlanger Here is the alligator eating the drone combined. George is doing fine and still looked hungry after . #FYP #alligator #dji #drone #savage #floridaman
♬ original sound - Devhlanger
Ndërkohë, gjendja e aligatorit është shumë e mirë, madje vazhdon të jetë energjik si më parë.


