Alarm në Gjermani/ Qindra zyrtarë të lartë bien viktima të sulmeve kibernetike! Mes tyre presidentja e Bundestagut

Bota

Alarm në Gjermani/ Qindra zyrtarë të lartë bien viktima

Zyrtarë të lartë gjermanë, përfshirë edhe Presidenten e Bundestagut Julia Klöckner, janë bërë viktima të sulmeve kibernetike të tipit “phishing” përmes aplikacionit të mesazheve Signal.

Sipas Shërbimit Federal për Mbrojtjen e Kushtetutës në Gjermani, objektivat e sulmeve kanë qenë politikanë, ushtarakë, diplomatë dhe gazetarë. Autorët dyshohet se kanë arritur të kenë akses në biseda private dhe kontakte personale.

Raportimet mediatike flasin për rreth 300 persona të prekur, ndërsa në disa raste dyshohet se janë komprometuar edhe të dhëna të ndjeshme që lidhen me figura të larta politike.

Autoritetet nuk kanë identifikuar publikisht një shtet përgjegjës, por disa institucione ndërkombëtare kanë paralajmëruar më herët për rritjen e sulmeve kibernetike të mbështetura nga aktorë shtetërorë.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet gjermane kanë theksuar rëndësinë e përdorimit të kanaleve të sigurta të komunikimit për çështje zyrtare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion