"Partneritet strategjik mes vendeve tona"/ Kryeministri Rama poston foto krah ambasadorit të SHBA në NATO

Politikë

"Partneritet strategjik mes vendeve tona"/ Kryeministri Rama poston

Edi Rama ka ndarë në Facebook një foto me Ambasadorin e SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, duke theksuar marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërise dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në mesazhin e tij, Rama tha se biseda u fokusua te partneriteti strategjik, bashkëpunimi diplomatik dhe ushtarak, si dhe forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ai veçoi edhe Samitin e NATO-s që pritet të zhvillohet vitin e ardhshëm në Tiranë, duke e cilësuar Shqipërinë si një pikëtakim të rëndësishëm të aleancës.

Sipas Ramës, forcimi i bashkëpunimit me aleatët mbetet prioritet i përbashkët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion