Al Pacino mbi pakot e kokainës, arrestohet shqiptari në Itali! Sekuestrohen mijëra euro

Bota

Al Pacino mbi pakot e kokainës, arrestohet shqiptari në Itali!

Një 29-vjeçar shqiptar ëshhtë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.

Policia gjeti dhe sekuestroi në një shtëpi në Vigevano 27 kg lëndë narkotike; 22 kg hashash të ndarë në 122 pako të vogla dhe 5 kg kokainë. Pakot e kokainës kishin të stampuar imazhin e Al Pacinos në filmin “Scarface”.

Gjithashtu në shtëpinë e të riut shqiptar u gjetën rreth 7 mijë euro cash, të cilat besohet se kanë ardhur nga trafiku i drogës.

29-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Pavias.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion