Akuzohet për korrupsion, ish-ministres i sekuestrohen 80 shtëpi dhe 153 milionë dollarë

Bota

Akuzohet për korrupsion, ish-ministres i sekuestrohen 80 shtëpi dhe

Autoritetet nigeriane kanë sekuestruar 80 shtëpi dhe 153 milionë dollarë, të cilat dyshohet se i përkasin ish-ministres së Transportit dhe Naftës në vend, Diezani Alison-Madueke, e cila, akuzohet për korrupsion e mashtrim.

Abdulrasheed Baëa nga Komisioni për krim ekonomik dhe financiar tha se prokurorët ende po hetojnë ish-ministren.

Ai konfirmoi se ish-ministres i janë konfiskuar 153 milionë dollarë nga llogaritë e saj bankare si dhe 80 shtëpi që ajo posedonte.

Vlen për t’u përmendur se në vitin 2019, një gjykatë nigeriane sekuestroi bizhuteri me vlerë 40 milionë dollarë nga Alison-Madueka, e një shtëpi që ajo posedonte me vlerë 37.5 milionë dollarë.

Alison-Madueke momentalisht qëndron për kurim në Britani të Madhe. Politikania 60-vjeçare pranoi të ketë bërë gabime derisa ushtronte poste ministrore, por mohoi përfshirjen në korrupsion.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion