Kundërshtojnë vendimin e Speicales, qytetarët mblidhen sërish sonte në sheshin “Skënderbeu”

Kosovë&Rajon

Kundërshtojnë vendimin e Speicales, qytetarët mblidhen
Thirrja për protestë do të rikthejë sonte qytetarët në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në ditën e pestë të tubimeve kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Protesta pritet të nisë në orën 21:00, ndërsa platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit përmes mesazhit: “Shihemi n'21:00 n'shesh”.

Tubime në kundërshtim me vendimin e Speciales janë zhvilluar edhe në diasporë. Të dielën, protesta u mbajtën në Gjermani, Zvicër dhe Austri.

Më 16 shtator, Trupi Gjykues i shpalli fajtorë katër të akuzuarit dhe i dënoi me gjithsej 81 vjet burgim.

Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet. Në dënimet e tyre është përfshirë edhe koha e kaluar në paraburgim

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion