Aksident i rëndë në Stamboll, dy metrobuzët përplasen kokë më kokë, plagosen 25 persona (Video)
Lajmifundit
/
5 July 2021, 11:48
Bota

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi, fatmirësisht pa viktima. Mësohet se dy metrobusë janë përplasur kokë më kokë, ku për pasojë janë plagosur 25 persona. Mediat shkruajnë se ende nuk dihet se shkaku i këtij aksidenti.
Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Bëhet me dije se aksidenti ka bllokuar përkohësisht ofrimin e shërbimit, duke bërë që qytetarët, të zgjedhin rrugë alternative transporti.


