Krim makabër në Krujë, 51-vjeçari masakron gruan me thikë, më pas tenton të vrasë veten

Aktualitet

Krim makabër në Krujë, 51-vjeçari masakron gruan me

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në Krujë ku bashkëshorti ka masakruar me thikë të shoqen dhe më pas ka tentuar vetëvrasjen.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 të mëngjesit brenda një makine tip “Ford” në fshatin Bubq pranë një magazine.


Mësohet se 51-vjeçari Artan Ismalaja ka goditu me thikë bashkëshorten e tij, Klarita Ismalaja e cila nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Pas vrasjes së 45-vjeçares, Artan Ismalaja ka tentuar të vetëvritet me thikë dhe është transportuar në spital ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e vrasjes.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 05.07.2021, në orën 10:45, në Bubq, Krujë, në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip "Ford" në pronësi të tij, dyshohet se shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Më pas shtetasi A. I. ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion