Agresori i veshur me antiplumb vret 4 persona, mes tyre edhe fëmijën në krahët e nënës
Lajmifundit
/
5 September 2021, 22:42
Bota

Një burrë i veshur me jelek antiplumb ka vrarë katër persona mes tyre një fëmijë në krahët e të ëmës, ndërsa ka plagosur një vajzë 11 vjeçe.
Ngjarja është shënuar në Lakeland të Floridas bën të ditur sherifi i konteas Polk.
Autori ka shkëmbyer zjarr dhe me agjentët e policisë përpara se të plagosej e të dorëzohej. Ndërkohë që në spital ka tentuar ti marrë pistoletën një polici.

Autori ka pranuar se ka qenë nën efektin e metadonit.


