U plagos pas sherrit në vendin e punës, 20-vjeçari niset në Tiranë për trajtim të specializuar!

Aktualitet

U plagos pas sherrit në vendin e punës, 20-vjeçari niset

Aurel Shino, 20-vjeçari i cili mbeti i plagosur pas një konflikti me një tjetër person në Sarandë, është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

I riu ka pësuar dëmtim në zorrën e trashë si pasojë e plagosjes me thikë.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në orën 19:30 në rrugën Butrinti në Sarandë. Si pasojë e një sherri të çastit, 23-vjeçari me iniciale O.L. ka plagosur me thikë 20-vjeçarin.

Ky i fundit është punonjës i një parkimi në një kompleks turistik. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes teksa policia ka vendosur në pranga 23-vjeçarin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion