Administrata e Biden kërkon të largojë nga detyra zyrtarët e Trump

Bota

Administrata e Biden kërkon të largojë nga detyra zyrtarët e

Shtëpia e Bardhë njoftoi se u ka kërkuar 18 personave të emëruar gjatë administratës Trump të japin dorëheqjen nga bordet e akademive ushtarake, me argumentin se Presidenti Joe Biden kërkon që në këto pozicione të jenë zyrtarë “në një linjë me vlerat e kësaj administrate”.

Zyrtarëve, 6 në secilin bord, në atë të Vizitorëve të Akademisë së Aviacionit, Akademisë Ushtarake dhe asaj Detare,  u kërkua të largoheshin, por nëse kjo nuk ndodh detyra e tyre konsiderohet e përfunduar prej orës 6 pasdite.Mes personave që u është kërkuar të japin dorëheqjen janë Kellyanne Conëay, ish-këshilltare e Shtëpisë së Bardhë gjatë administratës Trump dhe Sean Spicer, ish-zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë nën ish-presidentin republikan.

“Do të lë të tjerët të vlerësojnë nëse ata mendojnë se Kellyanne Conëay dhe Sean Spicer, e të tjerë, janë të kualifikuar për të shërbyer në këto borde”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki në një konferencë për shtyp. Por në një postim në Tëitter drejtuar Presidentit Biden zonja Conëay shkruante:

“Unë nuk jap dorëheqjen, por ti duhet ta japësh”. Spicer, i cili shërben në Bordin e Vizitorëve në Akademinë Detare, tha në emisionin e tij në televizionin Neësmax të mërkurën se nuk do të largohej nga detyra.

“Nuk do ta paraqes dorëheqjen dhe do bëhem pjesë e një procesi gjyqësor kundër këtij vendimi”, u shpreh ai dhe ish-shefi i Buxhetit në administratën Trump, Russ Vought bëri gjithashtu të ditur se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, ndërsa theksoi se mandati i tij është tre vjeçar./TCH

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion