Vrasja e dy zyrtarëve të PDK-së në Pejë, policia arreston vëllanë e Astrit Ademaj

Policia e Pejës ka arrestuar vëllanë e Astrit Ademaj, i cili u plagos në ngjarjen e rëndë që ndodhi një natë më parë. Mediat kosovare publikojnë njoftimin e policisë, ku tregojnë se Avniu, vëllai i viktimës po mbahet në komisariat.
"Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili pas analizimit të rastit ka bërë ri- cilësimin e viktimës së tretë në të dyshuar dhe me vendim të prokurorit, tani i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
Kujtojmë se një ditë më parë u vranë nga njëri- tjetri dy zyrtarët e lartë të PDK në Pejë. Mësohet se kandidati për kryetar të komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj, ish-kandidat për kryetar të Komunës së Deçanit në zgjedhjet e vitit 2017 u vranë me armë zjarri.


