Absurditet në Francë, kryebashkiaku përdhunues drejton administratën nga burgu

Bota

Absurditet në Francë, kryebashkiaku përdhunues drejton

Shumë njerëz janë zemëruar së fundmi në Francë pasi një ish-ministër 63-vjeçar, tashmë kryebashkiak, vazhdon të drejtojë qytezën e Draveil pranë Parisit, edhe pse u shpall fajtor për përdhunim e sulm seksual.

Megjithë dënimin e tij, apeli i dha të drejtë Georges Tron për të vijuar mandatin e tij nga qelia e burgut, gjatë kohës së gjykimit.

Dje një grup aktivistësh mbajtën një protestë në Draveil duke kërkuar largimin e Tron si kryebashkiak i qytetit. Anëtarët e lëvizjes së quajtur tashmë “Jo në Draveil” ishin veshur si pula, dhe akuzonin politikanët për pafuqi ndaj çështjes.

Absurditet në Francë, kryebashkiaku përdhunues drejton

Çështja kundër Tron ka nisur një dekadë më parë, kur ai u detyrua të dorëhiqej nga posti ministror pas akuzave për përdhunim e sulme seksuale ndaj dy ish-punonjëseve. Në gjyqin e parë akuzat ndaj tij ranë, por një rigjykim në shkurt të këtij viti i dha atij dënimin me pesë vjet burg, dy prej të cilëve të pezulluara, si dhe u ndalua të mbante post publik për gjashtë vjet.

Por siç shpjegon politikani lokal François Damerval, problemi është se apeli i Tron bën që ai të konsiderohet i pafajshëm deri në dhenien e verdiktit final, dhe rrjedhimisht bëhet i aftë të vazhdojë detyrën si kryebashkiak edhe prapa hekurave.

Ministri i brendshëm i Francës, i cili shërbeu si avokat i kryebashkiakut në gjykimin e parë, kishte shprehur habi për faktin se qeveria nuk e heq dot nga posti të dënuarin gjatë vijimit të apelit.

“Sistemi aktual është problematik sepse mbron njerëzit që shpallen fajtorë për përdhunim, edhe kur qëndron supozimi i pafajësisë. Kjo sepse ai nuk ka kapacitetin moral të drejtojë administratën,” tha Damerval për BBC.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion