Përplasje e armatosur mes dhëndrit dhe vjehërrit, një i plagosur

Kosovë&Rajon

Përplasje e armatosur mes dhëndrit dhe vjehërrit, një i

Një konflikt me armë zjarri kandodhur sot në një lokal në Prishtinë, ku ka mbetur i plagosur një person. Mësohet se personat e përfshirë në këtë rast janë në lidhje familjare dhëndër-vjehërr.

Ndërkaq, nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 18:30.

“Rreth orës 18:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka deklaruar se personi i plagosur është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Policia ka identifikuar një person të dyshuar lidhur me rastin në fjalë dhe i njëjti është në kërkim”, deklaroi Ahmeti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion