Rekord viktimash në Brazil gjatë marsit, 66,570 të vdekur nga Covid-19

Bota

Rekord viktimash në Brazil gjatë marsit, 66,570 të vdekur nga

Numri i të vdekurve në Brazil si pasojë e Covid-19, gjatë muajit mars, ka shkuar rreth 66,570 persona, më shumë se dyfishi i rekordit të mëparshëm mujor.

Lajmi u bë me dije nga autoritetet shëndetësore, ndërsa mësohet se spitalet në vend janë në prag të kolapsit ndërsa rastet e virusit vazhdojnë të rriten.

Kjo situatë ka bërë që presidenti Jair Bolsonaro të kryqëzohet nga kritikat për trajtimin që i ka bërë krizës dhe gjatë javës shumë zyrtarë të lartë dhanë dorëheqjen.

Rekord viktimash në Brazil gjatë marsit, 66,570 të vdekur nga

Ndërkohë që një ditë më parë, ai përsëri u përpoq kundër masave të bllokimit të vendosura nga guvernatorët lokalë dhe kryetarët e bashkive. “Ne kishim dhe kemi dy armiq virusin dhe papunësinë. Është një realitet. Ne nuk do ta zgjidhim këtë problem duke qëndruar në shtëpi,” tha ai.

Një ditë më parë, mbetën të vdekur 3,800 persona dhe mbi 90,000 raste të reja me koronavirus. Vdekjet e përditshme të Brazilit aktualisht përbëjnë rreth një të katërtën e të gjitha viktimave të koronavirusit në botë. 

ME TE LEXUARAT