50 vite të martuar, të moshuarit vdesin të përqafuar pas goditjes së uraganit “Helene”

Bota

50 vite të martuar, të moshuarit vdesin të përqafuar pas

Uragani Helene që goditi SHBA-të në fundjavë ka lënë pas mbi 190 viktima dhe shumë dëme materiale.

Një çift të moshuarish u gjendën të pajetë ndërsa ishin të përqafuar me njëri-tjetrin, e mbi ta ishte një pemë.

Jerry dhe Marcia të cilët kishin jetuar sëbashku për më shumë se gjysmë shekulli, ndodheshin në dhomën tyre të gjumit në Beech Island, Karolina e Jugut, të përqafuar me njëri-tjetrin, ndërsa një pemë që u shkul nga urgani ra mbi shtratin e tyre duke u marrë jetën.

Ishte nipi i tyre i cili gjeti çiftin e të moshuarve pa jetë pas urganit, ndërsa tha se ky ka qenë plani i Zotit për t’i marrë të dy sëbashku në vend që të vuanin pa njëri-tjetrin.

“Kur i nxorrën prej andej, gjyshi im me sa duket dëgjoi goditjen e pemës nga përpara dhe u rrotullua për të mbrojtur gjyshen time”, tha 22-vjeçari.

Të moshuarit janë në mesin e më shumë se 190 viktimave të vdekur nga uragani Helene, një nga stuhitë më vdekjeprurëse në historinë e SHBA./vplus

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion