37-vjeçari i dënuar për vrasje ekzekutohet në Teksas, bashkëshortja nga Kosova: Vuajti shumë

Bota

37-vjeçari i dënuar për vrasje ekzekutohet në Teksas,

Një grua britanike me origjinë nga Kosova ka qenë e pranishme gjatë ekzekutimit të bashkëshortit të saj në Teksas, SHBA, duke përjetuar momente të forta emocionale në dhomën e dëshmitarëve.

James Broadnax, 37 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës pasi ishte dënuar për vrasjen e dy producentëve të muzikës kristiane në Dallas në vitin 2008.

Bashkëshortja e tij, Tiana Krasniqi, 31 vjeçe, sipas mediave amerikane, ndoqi ekzekutimin nga prapa xhamit dhe shpërtheu në lot, duke i thirrur “Të dua” në momentet e fundit të jetës së tij.

Pas ngjarjes, ajo reagoi në rrjetet sociale duke akuzuar autoritetet për mënyrën se si u zhvillua ekzekutimi, duke e cilësuar procesin si të rëndë dhe të dhimbshëm.

Raportohet se çifti ishte martuar vetëm pak ditë para ekzekutimit, ndërsa ishin njohur më herët përmes korrespondencës me letra.

Rasti ka rikthyer debatet në SHBA mbi dënimin me vdekje dhe mënyrën e zbatimit të tij, duke nxitur reagime të shumta në opinionin publik.

ME TE LEXUARAT