20-vjeçarja mbytet nga grabitësit, policia: Një barbarizëm i tillë, i rrallë për Greqinë

Bota

20-vjeçarja mbytet nga grabitësit, policia: Një barbarizëm

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Greqinë ku një 20 vjeçare është vrarë nga disa grabitës. Bashkëshorti dhe vajza e tyre 11 muajshe arritën të shpëtonin nga sulmi makabër i tre personave të armatosur të cilët vodhën 15 mijë euro dhe sende me vlerë.

Në një njoftim për shtyp zëdhënësi i policisë greke Theodoros Kronopulos foli për ngjarjen. Kronopulos deklaroi se 33 vjeçari, pilot arriti të njoftonte autoritetet, të cilat iu përgjigjën menjëherë. Që nga momenti i parë, familjarëve iu ofrua ndihma psikologjike dhe kujdesi mjekësor. Duke folur për krimin e rëndë, ai shprehu ngushëllimet e sinqerta të afërmve dhe familjes së vajzës.

Kronopulos tha se një barbarizëm i tillë është shumë i rrallë për Greqinë.

Krimi tronditës, ndodhi në orët e para të mëngjesit kur disa grabitës me kapuç hynë në një shtëpi në Glyka Nera. Fillimisht, autorët vranë qenin e familjes. Pastaj ata thyen dritaren e katit të parë dhe hynë në shtëpi. Qëllimi i tyre ishte të vidhnin gjërat më me vlerë.

Ata më pas kanë shkuar në dhomën e gjumit, ku ndodhej piloti 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos. Pasi kanë lidhur 32 vjeçarin, personat e armatosur kanë shkuar në papafingo ku ndodhej 20 vjeçarja dhe vajza e tyre 11 muajshe.

Grabitësit kanë torturuar 20-vjeçaren, dhe në fund e kanë vrarë duke e mbytur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion