2 vjet burg për ish ministrin e Brendshëm dhe zëvendësin e tij në Poloni

Bota

2 vjet burg për ish ministrin e Brendshëm dhe zëvendësin e
Mariusz Kaminski, ish ministër i brendshëm në Poloni dhe një nga ish zëvendësministrat e tij, Maciej Wąsik, u dënuan me dy vjet burg me akuzën për korrupsion. Çështja në fjalë daton në periudhën kur PiS ishte partia e parë në pushtet nga viti 2005 deri në vitin 2007. Në atë kohë Kaminski ishte kreu i Byrosë Qendrore Antikorrupsion (CBA).

Në vitin 2009, kur Kamiński ishte ende kreu i CBA-së, ai dhe tre nga vartësit e tij u akuzuan për tejkalim të kompetencave të tyre në një hetim për një skandal korrupsioni që kishte çuar në dorëheqjen e zëvendëskryeministrit Andrzej Lepper.

Çështja, e quajtur skandali i tokës nga media, kishte të bënte me pretendimet e bëra nga biznesmenët polakë se falë kontakteve të tyre në ministrinë e bujqësisë ata ishin në gjendje të ndryshonin statusin ligjor të çdo parcele toke në Poloni.


Në vitin 2015, katër zyrtarët e CBA-së u shpallën fajtorë nga një gjykatë në Varshavë, ndërsa Kamiński u dënua me tre vjet burg dhe iu ndalua që për dhjetë vjet të mos mbajë poste publike. Presidenti Andrzej Duda, një aleat i PiS, vendosi t'u jepte falje presidenciale të katër të akuzuarve në nëntor 2015, madje Kaminski u emërua ministër i Brendshëm. Çështja e Kamiński dhe Wąsik, megjithatë u kthye në gjykatë dhe sot ajo mori vendimin përfundimtar duke e dënuar atë me 2 vjet burg dhe duke i hequr të drejtën për të mbajtur poste publike për 5 vjet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion