Aksion “blic” në Berat/ Gjendet arsenal armësh në një banesë

Aktualitet

Aksion “blic” në Berat/ Gjendet arsenal armësh në
Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka zhvilluar një aksion “blic” në zonën e Kutallisë. Sipas asaj që raportohet në media mësohet se operacioni po zhvillohet në kuadër të kapjes së personave në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike si dhe gjetja e armëve.

Në një banesë në fshatin Drenovicë është gjetur një arsenal armësh e municionesh. Policia ka sekuestruar 1 pistoletë, dy armë gjahu pa leje dhe sasi kutish me fishekë e municione luftarake si dhe ka vënë në pranga shtetasin E.SH, 65 vjeç.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion