11-vjeçari mbetet në mes të lumit, peshkatari e shpëton me grepin e peshkimit(VIDEO)

Bota

11-vjeçari mbetet në mes të lumit, peshkatari e shpëton me

Një djalë 11-vjeçar kishte mbetur i bllokuar në mes të një blloku akulli lundures në lum.
Ngjarja ka ndodhur në lumin Desenka të Kievit, Rusi dhe shpëtimi i 11-vjeçarit është bërë nga një burrë, i cili e ka tërhequr të miturin me grepin e peshkimit.

Videoja e momentit u filmua nga peshkatari Richard Gorda, i cili u gjend aty dhe arriti të shpëtonte djalin.

Në pamjen e publikuara dëgjohet Gorda teksa i kërkon djalit të frikësuar të qëndrojë i qetë dhe mos panikoset.  Më pas qytetarët të cilët ndodheshin aty pranë  afrohen dhe ndihmojnë fëmijën të zbresë nga akulli në breg.

Sipas informacioneve fatmirësisht 11-vjeçari nuk ka pësuar lëndime dhe nuk ka patur nevojë për ndihmë mjekësore.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion