"Do na sjellë të ardhura të mëdha", New York legalizon marijuanën për personat mbi 21-vjeç

Bota

"Do na sjellë të ardhura të mëdha", New York

New York, ka marrë një vendim, teksa pritet legalizimi i marijuanës për personat mbi 21-vjeç. Ky vendim është marrë nga Asambleja, Senati dhe zyra e Guvernatorit, ndërsa pritet që marrëveshja të vendoset si ligj.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e Komitetit të Financave të Senatit Shtetëror Liz Krueger, e cila tha se marrëveshja trepalëshe është arritur dhe se hartimi i projektligjit është në proces përfundimi.
Ndërkohë sipas Krueger, taksa e marijuanës që përdoret për qëllime mjekësore nuk do të ketë ndryshim, ndërsa vendimi veç përdorimit, do të lejojë që qytetarët të kultivojnë bimën e kanabisit për përdorim personal.

"Do na sjellë të ardhura të mëdha", New York

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ka rishikuar këtë propozim, teksa ka thënë se vendimi i legalizimi të marijuanës është thelbësor dhe do të sjellë të ardhura për shtetin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion