Greqi, rrëzohet avioni në det, dyshohet për dy viktima

Bota

Greqi, rrëzohet avioni në det, dyshohet për dy viktima

Një aeroplan është rrëzuar në zonën detare Potokaki Pythagorion të Samos, mbrëmjen e së hënës. Mediat në vend raportojnë se aeroplani po udhëtonte nga Izraeli në Samos dhe nuk u ul në kohën e caktuar të mbërritjes.

Si rezultat, Kulla e Kontrollit të Aeroportit dha urdhrin për të mobilizuar autoritetet kompetente dhe Rojet Bregdetare për hetimet përkatëse, siç parashikohet nga procedurat.

Bëhet fjalë për një aeroplan të vogël, privat ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Paraprakisht raportohet se dy persona janë gjetur të pajetë.

Një helikopter Super Puma, anije të Marinës, një anije Frontex dhe anije private po marrin pjesë në operacionin e kërkimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion