Atentat në pikë të mëngjesit në Athinë, pla'goset 55-vjeçari shqiptar, çfarë ndodhi me dy atentatorët?

Bota

Atentat në pikë të mëngjesit në Athinë,
Një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur në një atentat të ndodhur në lagjen Patisia të Athinës.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se, ngjarja ndodhi rreth orës 04:55 të mëngjesit, në kohën që 55-vjeçari po dilte nga banesa e tij në rrugën Vrutu.

Mësohet se atentatorët ishin dy persona dhe u larguan me një motoçikletë.

Deri më tani nuk është bërë publik emri i të plagosurit, por mediat greke shkruajnë se ai ka marrë një plagë në këmbë. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet janë marrë përsipër nga Drejtoria e Krimit të Organizuar të Drejtorisë së Policisë së Atikës. Autoritetet përkatëse po hetojnë rrethanat e sulmit dhe motivet e autorëve. Po shqyrtohet ndër të tjera edhe mundësia që të ketë qenë për larje hesapesh.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion