Sulm me thikë në Amsterdam, policia rrethon zonën! 5 të plagosur!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të Amsterdamit, në Holandë. Një person i paidentifikuar ka sulmuar kalimtarët në sheshin “Dam” të Amsterdamit, duke plagosur të paktën pesë persona.
Autori është arrestuar nga autoritetet, ndërsa motivi i sulmit mbetet ende i panjohur.Policia ka rrethuar zonën në Sint Nicolaasstraat dhe Sheshin Dam. Gazeta De Telegraaf raporton se të paktën katërmbëdhjetë automjete policie dhe një polic me motoçikletë kanë mbërritur në vendngjarje brenda 15 minutave.
Kryebashkiaku i Amsterdamit Femke Halsema, kryeprokurori Rene de Beukelaer dhe shefi i policisë Peter Holla u takuan për konsultime pas sulmit.
Sheshi Dam është një nga vendet më të vizituara në kryeqytetin holandez, i vendosur në qendrën historike të Amsterdamit dhe i rrethuar nga monumente të tilla si Pallati Mbretëror.


