Sulm me raketa në zonat e banuara në Lviv, katër të vrarë

Bota

Sulm me raketa në zonat e banuara në Lviv, katër të

Të paktën katër persona mbetën të vrarë pas një sulmi me raketë nga Rusia në qytetin e Lvivit, Ukrainë. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë nën rrënojat e një ndërtese banimi për të mbijetuar dhe viktima të tjera, thanë autoritetet.

Në këtë sulm, sipas Ministrisë së Brendshme të Ukrainës janë plagosur edhe nëntë persona.

Në njoftim u tha se sulmi me raketë ka shkatërruar dy katet e sipërme të një ndërtese banimi në qytet.

Kryetari i Bashkisë  në Lviv, Andriy Sadovyi, tha se rreth 60 banesa dhe 50 makina në zonën ku u krye sulmi janë dëmtuar. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se “fatkeqësisht ka të vdekur dhe të plagosur. Patjetër që do të ketë një përgjigje për armikun. Do të jetë një përgjigje e qartë”.

ME TE LEXUARAT