Sulm me hanxhar jashtë një klubi nate, 4 të plagosur, arrestohet 20-vjeçari
Lajmifundit
/
2 Korrik 2023, 11:14
Bota

Policia norvegjeze ka ndërhyrë në qendër të Oslos pas një sulmi me hanxhar nga një 20-vjeçar që plagosi katër truproja jashtë një klubi të shtunën mbrëma.
Një nga katër të plagosurit u dërgua në spital.
Sipas raportimeve nga transmetuesi publik norvegjez, Nrk, policia përjashton një lidhje të natyrës terroriste dhe incidenti nuk duket të jetë i lidhur me festimet e Krenarisë të mbajtur të shtunën.


