“Politika po shkatërron Vlorën”, Berisha publikon mesazhin e qytetarit (Foto)

Aktualitet

“Politika po shkatërron Vlorën”, Berisha publikon mesazhin

Ish- kryeministri Sali Berisha ka publikuar së fundmi në Facebook-un e tij një mesazh të një qytetari dixhital, që denoncon një krim mjedisor në Vlorë. Ai shkruan:

“Përshendetje Doktor. Dua të denoncoj një babëzi që nuk njeh kufij për shkak të mbështetjes politike. Në fshatin Gjorm të Vlorës po bëhet një krim mjedisor e duke u kthyer në një lufte të vërtetë midis njerëzve të drejtë me ata që nuk njohën kufij për shkak të mbështetjes politikës.

Me mbeshtetjen e deputetit Vullnet Sina dhe nje Vullnet Bilbili drejtori postes vlore i afermi tyre kadri Zoto pa pyetur per shtet, per ligje e per pronare te tokes e kullotes, ka kthyer malin e gjormit deri ne afersi te Fshatit Lepenice e matane malit ne gurore pa asnje leje shfrytezimi dhe duke shfarrosur me mijera hektare lisa e lende te tjera drusore ne nje krim mjedisor te pa kufije. Mjetet e renda punojne dite e nate dhe asnje organ nuk merr masa, qofte nga pushteti vendor, qofte dhe nga ai ligjor. Dhe me e keqja eshte se neve si pronare nuk ankohemi dot se po e moren vesh kush eshte ankuar diten tjeter nuk e shikon me diellin kur lind. Ju lutem bejeni publike mbase merret ndonje mase nga autoritetet nga Tirana se ketej nuk veprojne e do arrijme deri ne vrasje me njeri tjetrin. dhe anonim te lutem. Me shume respekt.”

“Krim i shëmtuar mjedisor në Malin e Gjormit nga narkozyrtarët! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! Sb.”, shkruan Berisha, në postimin e publikuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion