Krim i rëndë në familje, nëna djeg të gjallë fëmijët, vdes dhe vetë

Bota

Krim i rëndë në familje, nëna djeg të gjallë

Katër fëmijë u gjetën të vdekur në Misuri, SHBA, pasi nëna e tyre i vuri zjarrin shtëpisë ku ata jetonin. As ajo nuk i ka shpëtuar zjarrit.

Arsyeja pse ajo i vuri zjarrin ishte mosmarrëveshja me babanë e fëmijëve. Zjarri ka nisur në një dyshek. Zjarrfikësit u thirrën në një shtëpi në Ferguson në orën 4:23 të mëngjesit të së hënës për të gjetur ndërtesën të përfshirë nga flakët. Trejsi Panus tha se pesë personat që vdiqën u gjetën brenda shtëpisë. Fqinji, Jerry McClure, tha se u zgjua për të parë flakët. Ai thirri 911 dhe shkoi me një fqinj tjetër në shtëpi, ku gjetën anën jugore të shtëpisë në flakë.

Policia thotë se u gjet një shënim në të cilin nëna shkruante qëllimet e saj për të marrë jetën e saj dhe të fëmijëve të saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Disa orë para se të vinte zjarrin, Prausner kishte postuar një foto të saj me fëmijët e saj në Facebook, ku shkruante: “Të gjithë fëmijët e mi po flenë të qetë në shtretërit e tyre. E di që ata janë të dashur aq shumë sa do të bëja gjithçka për ta. Ky është momenti im më i mirë.’

Baballarët e katër fëmijëve thanë në një deklaratë të përbashkët se “ne jemi të fokusuar në nderimin e jetës së katër fëmijëve tanë të mrekullueshëm dhe planifikojmë ta bëjmë këtë së bashku”. 

 

ME TE LEXUARAT