Termet i fortë në Turqi, lëkundje në disa qytete, s`ka dëme materiale

Bota

Termet i fortë në Turqi, lëkundje në disa qytete, s`ka

Një tërmet me magnitudë 5.2 goditi qytetet e Turqisë në Egje, duke përfshirë Izmirin dhe Balikesirin, të martën mbrëma.

Lajmin e njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).

Tërmeti, i cili ndodhi në brigjet e detit Egje, u ndje në disa qytete, duke përfshirë Çanakala, Izmir dhe Balikesir.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Epiqendra e tërmetit u raportua të ishte 6,62 kilometra nga Ayvacik, një lagje e Çanakalasë, dhe levizja sizmike ndodhi në një thellësi prej 8,65 kilometrash.

Tërmeti në detin Egje është ndjerë edhe në Izmir.

Autoritetet nuk raportuan për dëme ose viktima të menjëhershme.

Zyrtarët vendorë dhe ekipet e AFAD po monitorojnë nga afër situatën dhe janë në gatishmëri.

ME TE LEXUARAT