“Hitleri bëri shumë punë të mira”… gazetari zbulon në një libër deklaratën tronditëse të Trump

Bota

“Hitleri bëri shumë punë të mira”…

Gjatë një vizite në Europë për të përkujtuar 100-vjetorin e fundit të Luftës I Botërore, Donald Trump i ka thënë shefit të atëhershëm të shtabit të tij, John Kelly: “Hitleri bëri shumë punë të mira”.

Një deklaratë tronditëse të cilën Michael Bender i “Wall Street Journal”, pretendon se ish-presidenti amerikan e ka bërë në vitin 2018. Bender ka publikuar një libër të ri, të titulluar “Sinqerisht, ne i fituam zgjedhjet”, ku zbulon detaje brenda administratës Trump.

Në libër, një kopje të të cilit gazeta britanike “Guardian” ka siguruar para publikimit javën e ardhshme, thuhet se Kelly, i cili ka qenë pjesë e Marinës amerikane, po i mbante një leksion historie presidentit amerikan për palët që morën pjesë në Luftën e Madhe. Prej aty, thuhet në libër “ai bëri lidhjen mes Luftës I dhe Luftës II Botërore dhe veprimeve të diktatorit nazist”.

Bender është një prej pak gazetarëve dhe shkrimtarëve që kanë intervistuar Trump që prej largimit nga detyra. Dhe raporton se Trump e ka mohuar të ketë bërë një deklaratë të tillë. Megjithatë, Bender shkruan se “Kelly i tha Trump-it se pavarësisht rimëkëmbjes ekonomike të Gjermanisë në vitet e para të pushtetit të Hitlerit, nuk mund të thuhet ajo fjali për të”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion