“Blindohet” me efektivë Kuvendi para protestës së studentëve
Lajmifundit
/
15 October 2026, 08:59
Aktualitet

Mëngjesin e kësaj të enjteje, zona përreth Parlamentit të Shqipërisë është ‘blinduar” nga masa të rrepta sigurie.
Mjete të shumta policie dhe punonjës të shumtë të forcave të rendit janë vendosur pranë godinës së Kuvendit.
Pavarësisht pranisë së madhe të forcave të rendit, këtë të enjte nuk është vendosur kordoni, perimetri i zakontë i sigurisë përreth zonës.
Përforcimi i masave të sigurisë vjen pasi studentët kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë një tjetër protestë përpara Kuvendit ku është parashikuar të mbahet seanca e radhës plenare.


