Bilanci i natës kritike, mbi 80 persona në komisariate, qeveria blindon me hekura ministritë

Sot protesta e studentëve ka nisur krejtësisht ndryshe nga 7 ditët më parë.
Para Kryeministrisë janë mbledhur studentë dhe pedagogë, në mënyrë paqësore, ndërsa në shenjë refuzimi kanë grisur fletët ‘dialog’ që Kryeministri Edi Rama u la në disa karrige, me ftesë që të ulen për bisedime.
Ata më pas janë larguar dhe kanë marshuar në drejtim të bllokut të ministrive.
Ndërkohë këto të fundit, kanë nisur edhe sot me vendosjen e mbrojtjeve metalike në dyer dhe dritare, për të penguar hedhjen e gurëve apo për të mos depërtuar molotovët, siç ka ndodhur ditët e tjera.
Ndërkohë gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat bën me dije se policia ka shoqëruar rreth 80 persona që kanë marrë pjesë në protestën e një ditë më parë, ndërsa po ashtu u janë sekuestruar edhe telefonat celularë.


