Zyrtarja e lartë e BE, Marta Kos vjen në Tiranë! Zbardhet axhenda!

Aktualitet

Zyrtarja e lartë e BE, Marta Kos vjen në Tiranë! Zbardhet

Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat në Bashkimin Europian, Marta Kos do të vijë në Tiranë më 13 Mars.

Kos pritet të takohet fillimisht me presidentin Bajram Begaj, më pas do të takohet me kryeministrin Edi Rama, me të cilin do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Më vonë, eurokomisionerja Kos do të marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga Kolegji i Europës që ka të bëjë me zgjerimin në BE.

Nuk do të mungojnë takimet edhe në radhët e opozitës, pasi Kos do të takohet me nënkryetarin e parlamentit Agron Gjekmarkaj, kryetaren e Komisionit për Integrimin, Jorida Tabaku dhe kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

ME TE LEXUARAT