“Zvërneci”/ Dita e 33-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Aktualitet

“Zvërneci”/ Dita e 33-të e protestës, nis grumbullimi

Këtë të enjte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 33 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej” në orën 19:00.

“Zvërneci”/ Dita e 33-të e protestës, nis grumbullimi

Ata shihen me pankarta dhe flamuj në duar. Protestuesit pritet të qëndrojnë për disa minuta në shesh para se të vijojnë marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

Gjatë protestës ata do të shprehin kërkesat e tyre dhe më pas pritet të vijojnë me marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Pak ditë më parë, organizatorët bënë publike kërkesat e tyre kryesore, mes të cilave përfshihen dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë, si dhe krijimi i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion